
Ndërron jetë Hajra (Isuf) Pollomi, babai i dy dëshmorëve
01 prill 2025
| 20:21
Hajra (Isuf) Pollomi nga Hertica e Podujevës, babai i dy dëshmorëve, ka ndërruar jetë sot. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Njoftimi i plotë i familjes Pollomi:
Ndërroi jetë babai i cili Kosovës i dha dy djem për lirinë e saj. Me pikëllim të thell ju njoftojmë se nderroi jetë më i dashuri ynë:
Hajra (Isuf) Pollomi – (12.02.1937-01.04.2025)
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më: 2 Prill 2025, në ora 15:00, në varrezat e Fshatit Herticë tek Xhamia e Vjetër. Ndërsa e pamja mbahet 3 ditë, te Xhamia te Lagjja e Dëshmorëve në Podujevë.
E pikëlluar familja Pollomi.