Ndërron jetë Hajrullah Gorani

06 korrik 2020 | 19:03

Ka ndërruar jetë kryetari i parë sindikalist, Hajrullah Gorani, në moshën 89 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Dukagjin Gorani, përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij në moshën 89 vjeçare”.

Gorani ka qenë kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, një nga organizimet e para sindikale në Kosovë në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990. Ai mbahet mend edhe si udhëheqës i grevës së madhe të punëtorëve kosovarë që u mbajt më 3 shtator 1990.

Grevë kjo në të cilën punëtorët dhe populli kosovarë dolën kundër masave të dhunshme që po impononte Serbia në Kosovës. Klan Kosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
239 shkencëtarë nga 32 vende të ndryshme konfirmojnë se coronavirusi…