Ndërron jetë Halil Mehmeti, aktivist i Vetëvendosjes në Vushtrri

06 gusht 2020 | 12:40

Ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Halil Mehmeti.

Lajmi e ka bërë me dije Qendra e Vetëvendosjes në Vushtrri, duke shtuar se Mehmeti ishte frymëzues dhe i pakompromis me drejtësinë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëaktivist të Lëvizjes Vetëvendosje!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se sot në moshën 60-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë aktivisti ynë, Halil Mehmeti, ose siç e thërrisnim të gjithë ne “Daja Lil”.

Halil Mehmeti ishte aktivist i ditëve të para në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri.

Në organizimin e secilit aktivitet të Lëvizjes, ishte e pamundur që aty të mos vërehej kontributi e pjesëmarrja e “Dajës Lil”.

“Daja Lil” ka qenë i dashur për të gjithë. Bashkëpunëtor me secilin. I ndershëm dhe i guximshëm. Frymëzues për të gjithë ne, dhe i pakompromis me drejtësinë.

Andaj, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mehmeti, miqtë dhe shokët e tij, si dhe për të gjithë aktivistët e Qendrës sonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetes së PDK-së, Teuta Hadri.…