
Ndërron jetë ish-i burgosuri nga Gjakova, Halil Guta
17 tetor 2025
| 08:01
Halil Guta, së bashku me 145 qytetarë të tjerë të Gjakovës, ishte arrestuar në maj të vitit 1999 dhe kishte përfunduar në burgun e Dubravës.
Sipas njoftimit të Shoqatës së të Burgosurve “145 nga Gjakova”, është bërë e ditur se Halil Guta ka ndërruar jetë.
Ai ishte marrë peng nga forcat pushtuese serbe, së bashku me shumë qytetarë të tjerë të qytetit, dhe ishte plagosur gjatë bombardimeve të vitit 1999 në burgun e Dubravës.
Guta kishte vuajtur në burgun e Dubravës dhe më pas në atë të Pozharevcit. Ai do të kujtohet si njeri punëtor, i afërt me të gjithë dhe me biseda të këndshme.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 17 tetor, në ora 14:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.