Ndërron jetë kirurgu i njohur dr. Gazmend Shaqiri

15 korrik 2019 | 19:37

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë të hënën kirurgu i njohur dhe themeluesi i Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë, dr. Gazmend Shaqiri.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari.

“Të nderuar kolegë, me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot me datë 15 Korrik 2019, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë Profesori ynë i nderuar dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, në Rep. e Kosovës prof. dr. Gazmend Shaqri. Në emrin tim personal, të kolegëve dhe gjithë stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mija, familjes, kolegëve dhe mbar popullit të Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për profesorin e nderuar”, ka shkruar Rudari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një…