Ndërron jetë kryetari i parë i LDK-së në Kaçanik, ja si e kujton Lutfi Zharku

13 tetor 2021 | 15:20

Ka ndërruar jetë kryetari i parë i LDK-së në Kaçanik, Hebib Shehu. Lajmin e ka bërë me dije zyrtari i lartë i LDK-së, Lutfi Zharku.

Zharku ka thënë se Hebib Shehu ishte jo vetëm bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Rugova, por bashkëmendimtar dhe pasues i denjë i rugovizmit.

Postimi i plotë i Zharkut:

Kaloi në amshim Hebib Shehu (aga Bib), themeluesi, kryetari i parē dhe shumëvjeqar i degēs së LDK në Kaçanik.
Aga Bib ishte jo vetëm bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rugova, por bashkëmendintar dhe pasues i denjë i rugovizmit. Presidenti Rugova në shenjë respekti kurrë nuk e thërriste nē emër por “profesor”.
Unë pata nderin të punoja shumë vite me të dhe e pasova në pozitën e kryetarit të degës. Qëndrueshmëria, qetësia dhe butësia e tij mbeten model i udhëheqjes, kurse udhëzimet e tij na mbeten edhe sot të skalitura në mendjet tona.
Ngushëllime gjithë familjes, miqëve, bashkëpunëtorëve dhe antarësisë së LDK-së. Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se Moska…