Ndërron jetë në moshë të re djali i dëshmorit nga Drenasi, Lladrovci ngushëllon familjen Thaqi

24 dhjetor 2023 | 14:27

Ka ndërruar jetë në moshë të re Valon Thaqi nga Llapushniku i Drenasit. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije familja e e të ndjerit.

“Ju njoftojmë se pas një sëmundje të rëndë, në moshën 35-vjeçare  ndërroi jetë më i dashuri ynë, vëllai, Valon Thaqi, duke u bashkuar me babin përgjithmonë. Varrimi do të bëhet sot, në ora 15:30, tek varrezat te rudinat në Poterrk, Llapushnik. Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi. Familja Thaqi!”, është thënë në njoftimin e familjes Thaqi.

Me të marrë lajmin e vdekjes së Valonit, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Thawi.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Drenasit, Ju shpreh ngushëllime më të sinqerta, për familjarin tuaj, i cili pas një sëmundje të rëndë, në moshë të re, ndërroj jetë. Ndaj me juve familjen Thaqi dhimbjen për vdekjen e Valonit. Ngushëllime familjarëve, miqve e dashamirëve të Valonit. Mbahuni të fortë. I paharrueshëm është kujtimi për Valon Thaqin!”, është thënë në telegram-ngushëllimin e Lladrovcit.

Valoni është djali i dëshmorit të kombit, Muharrem Thaqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Gjimnazi “Hydajet Lezha” i Qytetit të Lezhës, siç…