Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare Miss Alabama, Zoe Sozo Bethel

22 shkurt 2022 | 12:22

Miss Alabama, Zoe Sozo Bethel, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, tetë ditë pasi pësoi lëndim në kokë në një aksident. Ajo vdiq të premten në Miami nga lëndimet në kokë dhe lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë familja e saj në rrjetet sociale.

“E dashura jonë Zoe Sozo Bethel kaloi nga kjo jetë në tjetrën si pasojë e nënshtrimit të plagëve të saj”, ka shkruar familja në “Facebook”.

Bethel, 27 vjeç, përfaqësoi shtetin e saj në konkursin Miss for America Strong, i cili nderon gratë beqare. Ajo ishte gjithashtu një komentatore politike për RBSN, një kompani mediatike konservatore e njohur për mbulimin e mitingjeve të ish-presidentit Donald Trump.

Sipas postimeve të familjes në mediat sociale, Bethel ishte në koma deri më 18 shkurt para se të ndërronte jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mërgata jonë është pjesë integrale e fuqishme e planit tonë…