Ndërron jetë në QKUK personi i aksidentuar me motoçikletë në Pejë

10 maj 2026 | 12:53

Ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë më 3 maj në Pejë në rrugën “Perandori Justinian”.

Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Ai ishte dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda dhe sot pas një jave ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në IML. Rasti po hetohet”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Interit, Ange-Yoan Bonny, ka përfunduar me sukses ndërrimin…