Ndërron jetë presidenti, Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin 40 ditë zie

13 maj 2022 | 17:06

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndarë nga jeta.

Agjencia zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe “WAM” ka njoftuar vdekjen e Al Nahyan-it, duke cituar Ministrinë e Çështjeve Presidenciale, shkruan “Anadolu”.

“Lajmi se Al Nahyan ndërroi jetë të premten në moshën 74-vjeçare iu njoftua njerëzve të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendeve arabe dhe islame dhe mbarë botës”, citohet të ketë thënë ministria.

Siç njoftohet, nga sot në vend është shpallur 40 ditë zie zyrtare dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Khalifa bin Zayed, djali i madh i presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan, ka marrë detyrën pas vdekjes së babait të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimit diplomatik i sigurisë së Departamentit të Shtetit në ShBA,…