ShBA-ja i dhuron Policisë së Kosovës pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë

13 maj 2022 | 17:02

Shërbimit diplomatik i sigurisë së Departamentit të Shtetit në ShBA, i ka dhuruar pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë, Divizionit Kundër Terrorizmit dhe Njësisë Speciale të Ndërhyrjes në Kosovë, për të forcuar gatishmërinë e tyre operacionale dhe për të mbajtur qytetarët e sigurt.

Donacioni është dhuruar përmes Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

“Programi i ndihmës kundër terrorizmit, në bashkëpunim me Zyrën rajonale të sigurisë së Ambasadës, ka ofruar gati 4 milionë dollarë në trajnime, mentorime dhe pajisje për Policinë e Kosovës”, ka shkruar Ambasada e ShBA-së në faqen e saj zyrtare në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14.05.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1.…