Ndërron jetë punëtori i Zyrës Kombëtare të Auditimit

26 janar 2021 | 13:12

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare Afrim Doda, i cili ka shërbyer në ruajtjen e objektit dhe pasurisë së Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Me këtë rast, auditori i përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Doda, miqtë dhe kolegët e Afrimit.

Osmani ka vlerësuar lartë angazhimin, kontributin dhe sigurinë që ka ofruar i ndjeri Afrim Doda për Zyrën Kombëtare të Auditimit.

“Në emrin tim dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e hershme të më të dashurit tuaj. Ndarja nga jeta e Afrimit është një pikëllim i madh për të gjithë ne! Ne kemi humbur një bashkëpunëtor dhe mik të mirë”, është thënë në telegram ngushëllimin e Osmanit dërguar familjes Doda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit e ka përfunduar fazën përgatitore në Turqi,…