Ndërron jetë Rexhep Hoxha, autor i librave ‘Verorja’ dhe ‘Lugjet e Verdha’

12 korrik 2019 | 11:57

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë me dije familjarët në rrjetet sociale.

Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”.

Pos këtyre të fundit, ai ka shkruar edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”

Rexhep Hoxha ka lindur në vitin 1929 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmen i ka kryer në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e ka studiuar në Beograd.

Një kohë ka punuar redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërsa për shumë vite ka ligjëruar lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati i Komunës së Ferizajt të ndihmuar edhe nga Policia…