Zemaj: Vendimet e Kushtetueses nuk duhet të shihen si rekomandime, janë të obligueshme

06 nëntor 2026 | 11:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të trajtohen si rekomandime, por si vendime të detyrueshme për të gjitha institucionet.

Në tryezën e diskutimit për Nismën Legjislative Qytetare lidhur me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me rastin e publikimit të analizës “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, Zemaj ka theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të këtij institucioni.

“Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të shihen si rekomandime, por ato janë të obligueshme”, ka thënë Zemaj.

Ai ka deklaruar se për LDK-në ka qenë gjithmonë i rëndësishëm respektimi i akteve që burojnë nga Kuvendi i Kosovës.

Zemaj ka theksuar gjithashtu se në diskutime të tilla, që prekin çështje me rëndësi për shtetin, duhet të marrin pjesë të gjitha partitë politike.

“Besoj që kur ka diskutime të tilla që prekin interesin vital të shtetit të Kosovës, është domosdoshmëri që të marrin pjesë të gjitha partitë”, ka deklaruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani,…