Ministri Vitia viziton foshnjën e parë të lindur përmes IVF-së në QKUK
06 nëntor 2026
| 11:45
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka lindur foshnja e parë nga një shtatzëni e realizuar përmes shërbimit të fertilizimit të asistuar mjekësor.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka njoftuar se sot ka vizituar nënën dhe vajzën e saj, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për shëndetësinë në Kosovë.
Vitia ka theksuar se kjo përbën një mundësi dhe shpresë të re për të gjithë ata që dëshirojnë ta realizojnë ëndrrën e prindërimit.
Ai gjithashtu ka uruar nënën për lindjen e vajzës, duke i dëshiruar vogëlushes jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Ministri ka falënderuar edhe stafin e Klinikës së Gjinekologjisë për angazhimin, profesionalizmin dhe kujdesin ndaj pacientëve.



