Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

06 nëntor 2026 | 11:31

Këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, është paraqitur gjatë ditës së sotme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Siç raporton “A2 CNN”, ai ka hyrë në ambientet e SPAK-ut paraditen e së premtes, por detaje të tjera lidhur me paraqitjen e tij nuk janë bërë të ditura.

Sipas këtij raportimi, Gjebrea është paraqitur i vetëm, pa praninë e avokatit.

Ndërkohë, “Vox Albania” ka publikuar edhe disa pamje që duket se tregojnë moderatorin duke hyrë në ambientet e SPAK-ut.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar moderatorin dhe producentin e njohur në këtë institucion.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me çështjen për të cilën është paraqitur Gjebrea në SPAK.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot…