KPK-ja përgatitet për testin e rekrutimit të prokurorëve të rinj

06 nëntor 2026 | 11:34

Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Rinj ka mbajtur sot një takim pune, në kuadër të përgatitjeve përfundimtare për Testin Kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj.

Takimi është udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë organizimi dhe mbarëvajtja e procesit të testimit.

Testi Kualifikues do të mbahet të shtunën, më 7 nëntor, duke filluar nga ora 13:00, në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Komisioni ka theksuar rëndësinë e transparencës, paanshmërisë dhe integritetit gjatë këtij procesi. Po ashtu, ka vlerësuar se përgatitjet po zhvillohen sipas planifikimit dhe se rekrutimi synohet të realizohet mbi bazën e meritës dhe kritereve profesionale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, është paraqitur…