Ndërron jetë shoferi i Ambasadës së Kosovës në Hagë

17 qershor 2021 | 11:45

Ambasada e Kosovës në Hagë ka njoftuar se ka vdekur Artur Metani, shofer i kësaj ambasade pas një sëmundje të shkurtër.

Me këtë rast, kjo ambasadë ka shprehur ngushëllime për familjen Metani.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e parakohshme, pas një sëmundjeje të shkurtër, të kolegut, mikut dhe vëllait tonë të dashur, Artur Metani, shofer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë. Ngushëllimet tona të thella për familjen dhe miqtë nga Kosova, Shqipëria, Holanda dhe gjithandej.  Pusho në paqe, Artur. Do të kujtojmë përherë”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligji për Sponsorizim dhe përfshirja e sektorit medial në këtë…