Ndërron jetë tekstshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, Shyqri Nimani

22 qershor 2023 | 12:41

Ka ndërruar jetë profesori dhe artisti kombëtar, Shyqri Nimani.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Agon Nimani, i cili ka njoftuar për ceremoninë mortore.

Ai ka njoftuar se ceremonia mortore për babanë e tij do të mbahet të premten nga orë 14:00-15:00.

Profesor Shyqri Nimani ka qenë edhe tekstshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë Agon Nimanit:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, profesorit dhe artistit kombëtar, Shyqri Nimani.

Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore:

E premte, 23 qershor

14:00-15:00h

Homazh në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë).

15:00-16:00h

Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (amfiteatri i TKK).

17:00h

Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

E pamja:

24, 25, 26 qershor

(e premte – dielë)

Rruga Major Mehmet Bushi, Vila 15/1, (Shtëpia e familjes, Bregu i Diellit) Prishtinë nga 11:00-18:00h.

Shyqri Nimani : Nuk më dhanë kohë të mjaftueshme për Deklaratën e Pavarësisë, e kam brengë në zemër - Gazeta Express

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, me ftesën e…