Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, viziton komunën e Graçanicës

22 qershor 2023 | 12:38

Nënkryetari i komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, me ftesën e tij ka mirëpritur zëdhënësen  eKRU “Prishtina”, Arieta Mjeku-Azizin. Nënkryetari Ajeti ka bërë të ditur se me znj. Mjeku-Azizi, kanë biseduar për furnizimin me ujë të pijshëm por dhe për periudhën me të cilën kanë punuar në KRU “Prishtina” edhe prindi i nënkryetarit, tashmë i ndjeri z. Imri Ajeti.

Njoftimi i plotë i Leutrim Ajetit:

Sot, në komunën e Graçanicës ftova dhe mirëprita të nderuarën znj. Arieta Mjeku Azizi, zëdhënëse e KRU” Prishtina” me të cilën bashkëbiseduam për fusha të ndryshme që ndërlidhen me kontributin e pasluftës në zonën e Kishnicës dhe Graçanicës.

Ajo ishte shoqja më e mirë e babait tim të ndjerë Imri Ajeti, derisa kontributi i forcave paqeruajtëse ishte i pamohueshëm, pjesë e së cilës ishin edhe znj. Mjeku dhe babai im.

Ruajtja e paqes, stabilitetit, solidaritetit dhe komunikimit të mirëfilltë me të gjitha palët e përfshira, ishte sinonimi i emrit të tyre.

Shfrytëzoj rastin të jem falënderues për KFOR-it Suedez dhe Britanik për ruajtjen e paqes.

Respekt të pafund!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje liderëve të…