
Ndërron jetë veprimtari Fahri Buçinca
Ka ndërruar jetë veprimtari Fahri Buçinca, i cili ka dhënë kontribut të madh, sidomos në fushën e arsimit.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi drejt familjes Buçinca.
“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të z. Fahri Buçinca, intelektual përparimtar, që punoi tërë jetën për arsimin e përparimin e të rinjve e të rejave të Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës. Përmes përkrahjes me bursa nga fondacioni Naxhije e Fahri Buçinca, qindra vajza realizuan ëndrrën e tyre për shkollim, që ishte mision jetësor i qiftit Buçinca”.
“Veprat e z. Fahri Buçinca ndriçuan figura historike të popullit tonë, prandaj sot Vushtrria e Kosova humbën intelektualin e patriotin e madh”, është shprehur Tahiri.