Ndërron jetë veprimtari i LDK-së dhe ish-ushtari i UÇK-së, Murat Ajeti

26 mars 2020 | 13:49

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë me dije se ka ndërruar jetë veprimtari i kësaj partie, Murat Ajeti.

Me këtë rast, LDK-ja ka ngushëlluar familjen Ajeti dhe miqtë e të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta, të punëtorit e veprimtarit të LDK-së, Murat Ajeti”.

“Murati ishte familjar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Murati gjithashtu ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së në Llap, pas luftës çlirimtare, përcjellës i Presidentit Ibrahim Rugova, kurse nga viti 2006 i angazhuar në administratën e LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh ngushëllime familjes Ajeti dhe gjithë miqve të tij”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo pllakë përkujtimore është ndërtuar nga familjarët e të rënëve…