Ndërron jetë veterani i politikës gjermane, Wolfgang Schaeuble

27 dhjetor 2023 | 11:25

Ka vdekur në moshën 81-vjeçare politikani veteran gjerman, Wilfgang Schaeuble.

Schaeuble kishte shërbyer në Kuvendin e Gjermanisë si deputet për më shumë së gjysmë shekulli, raporton agjencia “Reuters”.

Gjermani kishte kaluar pjesë të madhe të karrierës kushtuar ribashkimit të vendit dhe më vonë kishte shërbyer si ministër i Financave në pushtetin e ish-kancelares Angela Merkel gjatë periudhës së krizës financiare të Eurozonës.

Schaeuble ishte anëtar i Partisë Kristian-Demokrate të Merkelit që nga viti 1965 dhe ishte bërë deputet në vitin 1972, duke e bërë atë njërin nga politikanët me karrierën më të gjatë në Gjermani.

Ai kishte mbetur në karrocë nga viti 1990, pasi plumbat e një sulmuesi e kishin goditur në trup dhe për pak nuk ishte vrarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci,…