Ndërron jetë viktima e pestë nga koronavirusi në Shqipëri

23 mars 2020 | 10:11

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bën me dije se: “Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar, i shtruar në Spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID 19, i cili ndodhej në terapi intensive. 61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë por, pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID 19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel edhe një herë qytetarëve t’i respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i…