Ndërron jetë zyrtarja e komunës së Drenasit, Lladrovci ngushëllon familjen e saj

21 maj 17:49

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i kësaj komune kanë shprehur ngushëllimet me të sinqerta familjes Muqolli-Maxhuni me rastin e vdekjes së punëtores në Administratën Komunale, Nazmije Muqolli-Maxhuni.

“Me dhimbje të thellë, stafi i Komunës ka marr lajmin për vdekjen e koleges Nazmije, e cila ishte punëtore shembullore dhe e përkushtuar në punën e saj si dhe një kolege e bashkëpunëtore e shkëlqyer. E ndjera Nazmije kujtohet si një punëtore e devotshme dhe shumë e përgjegjshme në detyrën e saj, komunikative dhe e përkushtuar si ndaj punës ashtu edhe kolegëve. Ngushëllimet me të sinqerta për familjarët e Nazmijes nga i gjithë stafi komunal i Drenasit”, është thënë në telegram ngushëllimin e Komunës së Drenasit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara