U përurua ura e fshatit Topanicë

21 maj 2019 | 17:43

Të martën, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë në Komunën e Kamenicës.

Lekaj ka theksuar se përfundimi dhe hapja e kësaj ure është kryer falë angazhimit të MIT-së dhe bashkëpunimit me komunën e Kamenicës, dhe se në këtë mënyrë janë plotësuar nevojat të cilat e bëjnë këtë vend dinjitoz.

Kjo urë me kosto prej 210 mijë eurosh, është përfunduar në kuadër të projekteve të nivelit qendror dhe si e tillë, luan një rol tejet të rëndësishëm për banorët e këtij fshati, ngase ndërtimi i kësaj ure ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre.

MIT-aj mbetet e angazhuar edhe më tutje që, përveç projekteve qendrore, të ndihmojë edhe në realizimin e projekteve lokale, aty ku me të vërtetë është e nevojshme për qytetarët.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka nënshkruar të…