Ndërtimet në brigjet e oqeaneve po rrezikojnë klimën

30 shtator 2019 | 14:43

Ndërtimet në brigjet e oqeaneve dhe deteve kanë ndikim negativ sa i përket ndryshimeve klimatike. Një raport i publikuar nga Bashkimi Evropian rezulton se objektet në afërsi të oqeaneve po venë në rrezik edhe gjallesat ujore.

Uzurpimi i zonave bregdetare nuk do t’i kursejë këto të fundit nga ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Sipas përllogaritjes së ekspertëve, në rajonet bregdetare të cilat janë shfrytëzuar për qëllime të ndryshme mund ekuivalentohen me 214 milionë shtëpi.

Sipas raportit të fundit të Bashkimit Evropian mbi ekonominë blu ose aktivitetin e lidhur me oqeanet, lançuar në maj të këtij viti, potenciali ekonomik i bizneseve të qëndrueshëm po rritet pranë zonave bregdetare, gjë që po vë në rrezik ujërat e oqeaneve.

Oqeanet e “shëndetshëm” mund të ofrojnë disa nga zgjidhjet për ndryshimin e klimës si kapja e nxehtësisë më të madhe, sigurimi i ushqimit dhe energjisë së rinovueshme, të cilat mund të realizohen vetëm nëse ngrohja globale është e kufizuar dhe nuk i pengon funksionet bazë.

Mbrojtja e deteve dhe oqeaneve është po aq emergjente sa dhe ndryshimi i klimës. Mirëmbajtja e tyre mund të ofrojë një zgjidhje për kthesat e mëdha që po ndërmerr natyra, e nxitur nga vetë qenia njerëzore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dokumente që kanë dalë fshehurazi nga një plan i ushtrisë…