Ndërtimet pa leje në Prishtinë, kontraktohet kompania e re që do t’i rrënoi

11 dhjetor 2019 | 14:58

Ende nuk ka mbushur një vit që kur është emëruar në pozitën e Drejtorit të Inspeksionit në Komunën.

Për tenderin me titull “Rrënimi i objekteve te ndërtuara pa leje – procedure emergjente” me vendndodhje “Ne Prishtinë sipas kërkesave të zyrtarevë të Autoritetit Kontraktues”, fillimisht ishte parashikuar të shpenzoheshin 45.000 euro.

E pas hapjes së tenderit kishin aplikuar tri Operator Ekonomik që kishin ofruar çmime prej më të vogël sesa shuma e paraparë, e deri tri herë më të madhe se ajo.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se shuma më e ulët e ofruar ishte 31.480 euro ndërsa më e larta 127.100 euro. Fituese ka dalë ” AGRO INVEST 1 ” SH.P.K. nga Komuna e Suharekës e cila edhe ka ofruar çmimin më të ulët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), të mërkurën është…