Ndërtohen trotuare në Pollatë të Podujevës

16 nëntor 2020 | 13:34

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, ka vizituar fshatin Pollatë, ku janë duke u kryer punimet për ndërtimin e trotuarit.

Gjatë inspektimit të punimeve nënkryetari Rudari, ka thënë se ndërtimi i trotuarit në këtë segment, lehtëson qarkullimin  e këmbësorëve dhe ndikon në rritjen e sigurisë për banorët e këtij fshati, e në veçanti për fëmijët, që ndjekin mësimet në shkollën e fshatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit Shaip Havolli, ka rezultuar pozitiv…