Ndërton shtëpinë e saj nga kontejnerët duket mahnitëse

21 janar 2019 | 14:58

Claudie Dubreuil vendosi të ndërtonte një shtëpi të re, por mendoi që këtë ndërtim ta bënte më ndryshe – duke përdorur kontejnerët si një dizajn mahnitës për shtëpinë e saj.

Edhe pse e kishte të vështirë për të gjetur një inxhinier për ta planifikuar këtë shtëpi, ëndrra e saj u bë realitet.

Ajo përdori kontejner jo shumë të mëdhenj, por kur e shihni shtëpinë nga brenda e vëreni se ajo ka hapësirë të mjaftueshme.

Shtëpisë iu krijua së pari një themel me çimento për t’i vendosur kontejnerët. Më pas, ajo nga jashtë i mbuloi kontejnerët me dru, për t’i dhënë një pamje krejt tjetër.

Puna që u bë brenda kësaj shtëpie ishte gjithashtu e mahnitshme, me një pamje dhe orendi të mrekullueshme.

Kontejnerët janë bërë të popullarizuar në SHBA, ku njerëz të ndryshëm po e shohin këtë si një mundësi më të mirë dhe më argëtuese për të ndërtuar një shtëpi.

Shikojeni se si duket kjo shtëpi e saj:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish presidentin i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka bërë homazhe te…