Sejdiu bën homazhe te varri ish-presidentit Rugova

21 janar 2019 | 14:45

Ish presidentin i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se në kujtesën kolektive Rugova do të kujtohet përherë si Prijësi Paqësor, dhe themeltari i shtetit të Kosovës!

“Në nderim të jetës dhe veprës së Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, sot kam bërë homazhe te varri i tij. Në kujtesën tonë kolektive do të kujtohet përherë si Prijësi Paqësor, dhe themeltari i shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Sejdiu.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri nga Shqipëria, Edvan Bakaj nuk do të jetë më…