Diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

06 nëntor 2026 | 17:24

Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, në të cilën kanë diplomuar 397 kadetë të rinj.

Në mesin e tyre janë edhe Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, të cilët ranë në krye të detyrës.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, kryeprokurori Zejnulla Gashi, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Ceremonia e diplomimit ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave për policët e rinj.

Mund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i teksti

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë…