Sukses i jashtëzakonshëm në Itali, katër studentë të Psikologjisë në UP fitojnë garën ndërkombëtare të debatit
Studentët e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës kanë fituar garën ndërkombëtare të debatit “Botta e Risposta”, e mbajtur në Padova të Italisë, duke përfaqësuar Kosovën në mesin e 16 ekipeve nga vende të ndryshme të botës.
Lajmin e ka bërë të ditur profesori Fitim Uka, i cili ka shprehur krenarinë për suksesin e studentëve kosovarë.
Në këtë garë, Kosovën e përfaqësuan studentët Dardan Bytyqi, Eraa Morina, Jona Olloni dhe Flandra Hasani, të cilët arritën të triumfojnë në këtë garë ndërkombëtare.

Foto: Profesori Fitim Uka së bashku me studentët fitues Dardan Bytyqi, Eraa Morina, Jona Olloni dhe Flandra Hasani
Uka ka vlerësuar se ky sukses dëshmon potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve kosovarë dhe aftësitë e tyre për të konkurruar e shkëlqyer në arenën ndërkombëtare akademike.
Ai ka theksuar se studentët meritojnë më shumë promovim, mbështetje dhe mundësi për të dëshmuar aftësitë e tyre.



