Ndëryrja me armë i policit me rroba civile – policia jep detaje për incidentin në Brezovicë

16 janar 2023 | 22:18

Policia ka dhënë detaje lidhur me incidentin në Brezovicë.

Siç raportohet, të dielën një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe në rroba civile, ka nxjerrë armën zyrtare për të ndalur një përleshje mes disa personave.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se fjalosja kishte filluar për shkak të parkimit të automjetit të cilin viktima e kishte parkuar para biznesit të tyre.

Pastaj, një polic me rroba civile, ka ndërhyrë për ta ndaluar sulmin.

“Fjalosja ka filluar rreth orës 15:00 për shkak të parkimit të automjetit të cilin viktima e kishte parkuar para biznesit të tyre. Në atë kohë aty afër ka qëlluar një polic, jashtë detyre, në rroba civile, i cili ka ndërhyrë me komanda verbale për të ndërprerë sulmin. Pasi që me komanda verbale nuk ka arritur të ndalojë përleshjen, ai e ka nxjerrë revolen zyrtare duke e mbajtur në pozicion të sigurt dhe prapë ka vazhduar me komanda verbale”, tha Bytyqi.

Sipas policisë, pa komuikimit verbal, vet zyrtari policor ka kontaktuar stacionin e Policisë në Prizren, të cilët kanë shkuar në vendngjarje.

Prokurori e ka cilësuar rastin si lëndim i lehtë trupor.

Ndërkaq, për incidentin është njoftuar edhe Inspektorati Policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Nait Hasani ka thënë se asociacion etnik në Kosovë…