Ndeshje interesante në ligat kryesore të Evropës, vëmendja në Londër dhe Milano

19 dhjetor 2021 | 12:41

Sot në program do të jenë mjaft ndeshje interesante në pesë ligat më të forta evropiane në futboll.

Në Premierligë, nga ora 15:00 Manchester City i shkon Newcastle, kurse Chelsea udhëton për tu përballur me Wolves.

Nga ora 17:30 luhet derbi i kësaj jave në Angli, ai mes Tottenham dhe Liverpool.

Në Bundesligën gjermane nga ora 15:30 luhet ndeshja Freiburg-Leverkusen, kurse nga ora 17:30 Koln-Stuttgart.

Në Serie A në mbrëmje luhet ndeshja derbi mes Milanit dhe Napolit me fillim nga ora 20:45.

Në Spanjë, Real Madridi e kërkon fitoren ndaj Cadizit në shtëpi, ndeshje kjo që fillon nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, e ka konfirmuar interesimin…