Presidenti i Dortmundit e konfirmon interesimin e Realit për Haalandin

19 dhjetor 2021 | 12:39

Presidenti i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, e ka konfirmuar interesimin e klubit spanjoll, Real Madrid për sulmuesin Erling Haaland.

Shumë klube janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit norvegjez.

“Nuk ka rëndësi se ku shkon, të gjithë flasin me ju për Erling Haaland. Gjithçka që di është një garanci se Real Madridi është shumë i interesuar për të. Mund të përmend 25 ekipe të tjera tani, por e di me siguri”, ka thënë  presidenti i klubit.

Përveç Real Madridit, interesim të madh për Haalandin ka shprehur edhe klubi tjetër spanjoll, Barcelona.

Megjithatë, katalonasit nuk mund të përmbushin kërkesat financiare të Haaland.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në një kohë kur rastet me  variantin e ri Omicron…