Ndeshje interesante në Superligën e Femrave

27 tetor 2020 | 19:44

Në mesjavë do të zhvillohet java e parë në Superligën e femrave në basketboll, ku do të ketë disa ndeshje mjaft interesante.

Ndeshja e parë e javës së parë për edicionin e ri do të zhvillohet në mes të Kastriotit dhe Vëllaznimit, ku të dyja skuadrat kanë bërë disa përforcime dhe shpresojnë ta nisin edicionin e ri me fitore. Takimi më interesant do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Penzës. Skuadra prizrenase të dielën fitoi Superkupën dhe ka synime ta fitojë titullin, derisa Penza ka traditë dhe shpreson në një edicion sa më të suksesshëm. Sfida e fundit e kësaj xhiroje është në mes të Trepçës dhe Kosovahome Prishtinës. Skuadra prishtinase beson në një edicion sa më pozitiv dhe sigurisht se, edhe ambiciet për trofe nuk mungojnë.

Të mërkurën takohen: Kastrioti – Vëllaznimi (13:30), Bashkimi – Penza (18:00), kurse të enjten takohen: Trepça – Kosovahome Prishtina (16:30).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka thënë në…