Ndihma e diasporës në luftën kundër Covid-19

11 qershor 2020 | 08:22

Ndihma që mërgimtarët e japin për shtetin e Kosovës ishte e pashmangshme edhe gjatë pandemisë Covid-19.

Mbi 722 mijë euro janë grumbulluar nga ndihmat e ardhura nga diaspora gjatë kësaj kohe. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, përmes një përgjigjeje me shkrim, drejtori i përgjithshëm i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili.

“Totali i pranimeve në nën-llogarinë e dedikuar të Thesarit deri tani është 722,164.66 euro, ndërsa gjendja e kësaj nën-llogarie është 716,773.93 euro”, thuhet në përgjigje.

Ndihma nga diaspora ka ardhur pas thirrjes që u ka bërë mërgimtarëve ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 12 prill të këtij viti.

Një muaj pas konfirmimit të rasteve të para me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, Kurti, përmes një video-mesazhi, ka kërkuar nga mërgimtarët që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për ta luftuar sëmundjen.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/ndihma-e-diaspores-per-covid-19-/30663417.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse ditëve të fundit janë shtuar rastet me të prekur…