“Ndihma” e qeverisë: Ende nuk janë dhënë krejt paratë për libra (VIDEO)

17 shtator 2025 | 21:12

Me një shtator i hapën dyert për nxënës.

Por, edhe 17 ditë pas kësaj dite ka ende prindër të filloristëve në nivel vendi që për librat e fëmijëve të tyre nuk janë rimbursuar nga Ministria e Financave.

Këtë problem që prindërit e ndajtën në mes veti në rrjete sociale, e që nuk deshën të prononcohen pët televizionin, është prezent edhe në shkollat e kryeqytetit.

Një situatë e ngjajshme është evidente edhe në institucionin arsimor “Emin Duraku”, veçse numri i rasteve është më i vogël.

Ankesa për mos kompensim kanë edhe nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Veçse krahas kësaj nënkryetarja Linda Dula, tha se furnizimi me tekste shkollore iu ka sjellë edhe probleme të tjera zingjirore.

Për vonesat, është deklaruar edhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ku tha se pagesat nuk janë ekzekutuar më kohë, pasi që secili aplikim është dashur të konfirmohet nga koordinatorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Sali Bislimi  -Jemi hy në luftë për paqen Imagjinata…