Ndihmohen 250 familje në Malishevë

06 dhjetor 2019 | 12:20

Komuna e Malishevës ka një bashkëpunim të mirë me Shoqatën “Kuvajti” për Bamirësi,(SHKB), zyra në Kosovë, dhe fal këtij angazhimi të gjatë dhe miqësorë u ndihmuan 250 familje në asistencë sociale me nga një pako ushqimore.

“Kryetari i Komunës së Malishevë, Ragip Begaj dhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti,u shprehen falënderues për udhëheqësit e shoqatës së Kuvajti për Bamirësi, për këtë ndihmë, kaq të nevojshme, për njerëz të nevojshëm dhe në kohë të duhur. Kurse edhe përfaqësues të Shoqatës së ‘Kuvajti’ për Bamirësi, zyra në Kosovë, u shprehen të gatshëm që herë pas here dhe sipas mundësive do t’u dalim në ndihmë, këtyre familjeve të nevojshme dhe do ë vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet përkatëse komunale”, thuhet në njoftimin për media.

Edhe familjet që pranuan këto pako ushqimore u shprehen mirënjohës për mbështetjen që po u jep Shoqata e “Kuvajtit” për Bamirësi, zyra në Kosovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka prezantuar…