Ndikimi i ruso-kinez në Ballkanin Perëndimor, SHBA-ja do të jetë pranë Kosovës dhe Bosnjës

19 mars 2022 | 13:55

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar edhe një here se do të jenë pranë Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, për t’i mbrojtur nga ndikimi rus dhe ai kinez, i cili është duke u përhapur në Ballkanin Perëndimor.

Kështu tha sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një konferencë për medie të premten.

“Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, thuhet në pyetjen drejtuar Psaki.

Psaki u përgjigj shkurtë duke konfirmuar se SHBA do të jetë pranë Kosovës dhe Bosnjës.

“Absolutisht. Ju lutemi – ju lutemi përcilleni këtë garanci menjëherë”, tha ajo.

Kujtojmë se dje në Kosovë qëndroi një delegacion i Shtëpisë së Bardhë i udhëhequr nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit amerikan Joe Biden, për Siguri Kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit…