Ndizet ngrohtorja e Prishtinës, pak më herët se zakonisht

11 tetor 2021 | 20:30

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se tashmë është ndezur ngrohtorja e qytetit, pak më herët se viteve të kaluara, kjo si shkak i kërkesave të shumta të qytetarëve.

Ahmeti ka thënë se tashmë janë kyçur 90 mijë qytetarë me ngrohtoren qendrore, përmes rrjetit të zgjeruar të ngrohtores.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

E ndezëm ngrohtoren e qytetit, pak më herët se zakonisht.

Kërkesat e shumta të qytetarëve për shkak të temperaturave të ulëta u dëgjuan, andaj po hymë me ngrohtësi në këtë sezonë dimri.
Rikujtoj se 90 mijë qytetarë janë kyçur tashmë me ngrohtoren qendrore, përmes rrjetit të zgjeruar të ngrohtores. Derisa kemi hapësirë që me projektin e ko-gjenerimit t’i lidhim edhe 30 mijë të tjerë, gati është edhe projekti i dyfishimit të ko-gjenerimit për të dyfishuar kapacitetet
Për të tjerët kemi hartuar projektin e ngrohjes qendrore me panele solare. Tashmë është kryer studimi i fizbilitetit dhe përmes një granti dhe kredie përmes Qeverisë Gjermane, KFW-së dhe Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, ne do të ndërtojmë plantazhin e dytë të paneleve solare në Evropë për nga madhësia, pas Danimarkës, ku do të ofrojmë ngrohje qendrore për të gjitha lagjet që kanë banim individual.
Prishtina nuk kthehet mbrapa!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar vendimin e Zyrës…