“Ndonjëherë jeta të godet në kokë me tullë. Mos e humb besimin!”

04 qershor 2023 | 08:42

Thëniet më mbresëlënëse të themeluesit të Apple, Steve Jobs:

Ki kurajë të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde. Ato e dinë se çfarë dëshiron të bëhesh me të vërtetë.

Inovacioni është ai që bën dallimin mes një lideri dhe një ndjekësi.

Ne të Apple jemi thjeshtë entuziastë për atë që bëjmë.

Jam po aq krenar për shumë nga ato gjëra që nuk kemi bërë, sa jam edhe për gjërat që kemi bërë. Inovacioni është t’i thuash JO një mijë gjërave.

Njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që e bëjnë.

Jam i bindur se afro gjysma e asaj që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga ata të pasuksesshëm, është durimi dhe qëndrueshmëria.

Nuk është e thënë që gjërat të ndryshojnë botën, për të qenë të rëndësishme. /bota.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftrat Napoleonike nuk ishin të parat që përdornin mediat e…