Ndoshta mund të shpëtojnë nga koronavirusi… por, shikojeni videon

09 prill 2020 | 10:23

Epidemia e koronavirusit do të mund ta shtyjë mbi gjysmë miliardi njerëz drejt varfërisë, nëse nuk ndërmerren masa urgjente për shpëtimin e vendeve të varfra të goditura nga rënia ekonomike, paralajmëron Oxfam.

Kjo organizatë joqeveritare ka paralajmëruar se nga 6 deri në 8 për qind e popullatës në botë do të mund të ballafaqohet me varfërinë, pasi që qeveritë kanë “ndalur” ekonomitë me shpresën se kështu do ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit, transmeton Telegrafi.

“Në nivel global kjo do të mund t’i kthente vendet dhjetë vjet mbrapa në luftën kundër varfërisë siç janë Afrika, Lindja e Mesme apo edhe Afrika e Veriut”, thuhet në raportin e kësaj organizate.

Oxfam, gjithashtu, paralajmëron se ekziston rreziku i madh që më shumë se gjysma e popullsisë në botë të bie nën kufirin e varfërisë pas pandemisë së COVID-19.

Raporti i organizatës joqeveritare është publikuar para takimit të Bankës Botërore dhe atij të ministrave të Financave në samitin e G-20-s.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një…