Ndryshimet klimaterike trefishuan vdekjet në Europë

09 korrik 2025 | 14:06

Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Evropën nga fundi i qershorit deri në fillimin e korrikut konsiderohet fajtore për pothuajse trefishimin e numrit të vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta në qytetet e mëdha të kontinentit të vjetër.

Hulumtues nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Holanda dhe Zvicra analizuan kushtet në 12 qytete të mëdha evropiane ndërmjet 23 qershorit dhe 2 korrikut. Ata kanë dalë në përfundimin se rreth 2.300 njerëz kanë vdekur nga shkaktarët e lidhur me të nxehtin gjatë periudhës 10-ditore, ndërsa për dy të tretat e vdekjeve – rreth 1.500 – u fajësuan ndryshimet klimatike.

Temperaturat në shumë qytete arritën nivele ekstreme gjatë asaj periudhe, shpesh duke kapërcyer 40 gradët celsius. Studimi tregon se pa ngrohjen globale, bilanci i jetëve të humbura do të kishte qenë diku tek 800. Sipas tij, temperaturat e ditës në qytete janë rritur nga 1 deri në 4 gradë Celsius. Për analizën, ekipi ka krahasuar temperaturat aktuale të regjistruara në qytete gjatë periudhës, me vlera të modeluara që do të mund të ishin regjistruar pa ndryshimet klimatike. Më pas, është llogaritur numri i pritur i vdekjeve të lidhura me të nxehtin në të dy skenarët.

Vala e vonë e të nxehtit ka prekur veçanërisht grupet e prekshme, si njerëzit me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka bërë publike listën e…