Ndryshimet në PD dhe takimet në terren me demokratët / Basha në Fier, Berisha në Shkodër

16 janar 2022 | 10:25

Edhe pse e diel, kjo nuk do të jetë një ditë pushimi për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Të dy do të dalin në terren për t’u takuar me mbështetës të tyre demokratë.

Basha do të jetë ditën e sotme në Fier, ku do të takohet me mbështes të tij, takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Ndërsa Berisha ka njoftuar prej disa ditësh se sot do të jetë në Shkodër.

Po ashtu edhe Berisha ka përcaktuar që takimi me demokratët e Shkodrës ta nisë në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”.

Pas protestës së 8 janarit, Berisha dhe disa deputetë të tjerë, anëtarë të Kryesisë së PD-së u përjashtuan përgjithmonë nga partia, raporton TCh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoblindat e Njësisë Speciale të Policisë janë vendosur afër Zveçanit,…