Ndryshimi i Kushtetutës, reagon Dedaj: Kushtetuta për qytetarët e Kosovës është Bibël dhe Kuran

17 tetor 2020 | 13:40

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka reaguar kundër emisarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar Asociacionin e Komunave Serbe.

Dedaj nëpërmes rrjetit social “Facebook”, Kushtetutën e Kosovës e ka krahasuar me dy librat e shenjtë, Biblën dhe Kuranin.

Postimi i plotë i Dedajt:

Kosove, kujdes nga S & S!

Zoti Lajçak,
Kushtetuta e Kosoves, per ne kosovaret eshte Bibel dhe Kuran, eshte e ndertuar pas perpjekjeve te pergjakshme epike, nder shekujt e kaluar!
Ajo nuk ndryshohet per te plotesuar egot e semuara dhe apetitet teritoriale te Serbise ndaj Kosoves!
Se pari z.Lajçak, ju duhet ta bindni vendin tuaj, Slovakine per t’a njohur Kosoven, si dhe mikun tuaj Serbine per t’a ndryshuar Kushtetuten,e cila e konsideron Kosoven si pjese te Serbise!
Gj.D.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bjeshkët e Deçanit ka filluar organizimi tradicional “Dita e…