Dumoshi dhe Haradinaj shënojnë “Ditën e Gështenjës” në Deçan

17 tetor 2020 | 13:22

Në bjeshkët e Deçanit ka filluar organizimi tradicional “Dita e Gështenjës 2020”, në një organizim që përveç qytetarëve, bëri bashkë edhe politikanë nga kjo anë.

Aty ishin edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, si dhe mysafirë nga Shqipëria.

E para e MKRS-së tha se institucioni që drejton do të vazhdojë ta mbështesë këtë manifestim tradicional, pasi ky rajon njihet për kultivimin e gështenjës me shekuj.

Ndërsa kryetari Ramosaj shtoi se ky organizim që sivjet u titullua “Festivali i Mjaltës dhe Gështenjës 2020” ka një rëndësi të veçantë pasi shpërfaq një kulturë karakteristike e trevës së Deçanit, teksa shprehi mirënjohje për të gjithë prodhuesit deçanas që sivjet ishin pjesë e organizimit.

Nga kultivuesit e kulturës së gështenjës u kërkua që institucionet shtetërore t’i kushtojnë më shumë vëmendje ruajtjes së kësaj kulture, meqë kohët e fundit po atakohet nga sëmundje të ndryshme. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se shumica e…