Pas Merdarës, serbët bllokojnë edhe rrugën drejt Jarinjes

01 korrik 2025 | 23:22

Qytetarë serbë kanë bllokuar para pak çastesh edhe rrugën që çon drejt pikës kufitare të Jarinjes, nga ana e Serbisë.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF).

“Ju njoftojmë se sipas informatave nga disa qytetarë, magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është e bllokuar nga disa qytetarë serbë si dhe është vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të RKS është shumë i vogël”, ka thënë QKMF.

Kjo qendër tha se për çdo risi, qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë.

Më herët, nga QKMF u tha se edhe rruga që çon drejt pikës kufitare të Merdarës, është bllokuar nga ana e Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” të…