Hoti fton bizneset përfituese të subvencioneve, t’i përditësojnë të dhënat në EDI

17 tetor 2020 | 13:11

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se shumica e bizneseve i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarëve.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet  “Facebook” ka ftuar 10 mijë bizneset nga 36.679 sa janë përfituesit total të subvencioneve, t’i përditësojnë të dhënat në EDI.

Postimi i plotë i tij:

#rimekembja

Shumica e bizneseve tashmë i kanë pranuar subvencionet në bazë të numrit të të punësuarve. Afërsisht 10 mijë biznese nga 36,679 sa janë përfituesit total të sobvencioneve, ende nuk i kanë përditësuar të dhënat në EDI, andaj ftohen t’i përditësojnë këto të dhëna.

60 mil € nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike janë destinuar për të përkrahur direkt ekonominë, me fokus në bizneset familjare, ato të vogla dhe të mesme.

Me futjen në funksion të të gjitha masave në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje, do t’i tejkalojmë më lehtë sfidat e shkaktuara nga pandemia, ndërsa ekonominë e Kosovës do ta vendosim në një trajektore tjetër të zhvillimit!

#QeveriaHoti  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë janë dy institucione financiare që aplikojnë rregullat islame…